VICHY 50ML ANTI TRANPIRANT DEO
Vichy Deodorant Anti-Transpirant 48H Roll-On 50ml është deodorant anti-djersitës me veprim 48-orësh, i përshtatshëm për gra dhe burra me djersitje mesatare deri të shtuar dhe lëkurë të ndjeshme ose të sapo–depiluar. Formula me kripëra alumini rregullon prodhimin e djersës, ndërsa tekstura e butë pa aromë, pa alkool dhe pa parabene siguron tolerancë të lartë dhe nuk irriton lëkurën. Jep ndjesi freskie dhe tharësie afatgjatë, pa lënë ndjesi ngjitjeje dhe pa njolla të bardha në rroba. Aplikohet një herë në ditë, në mëngjes, në sqetulla të pastra dhe të thata.