VAJ FARA KUNGULLI 250 ml
Vaji i farës së kungullit 250 ml është vaj bimor natyral i pasur me acide yndyrore të pangopura dhe vitaminë E, me veprim antioksidues dhe mbështetës për organizmin. Përdoret si suplement ushqimor për mirëmbajtjen e funksionit normal të prostatës dhe traktit urinar, si dhe për mbështetjen e metabolizmit të yndyrnave dhe nivelit normal të kolesterolit në gjak. Mund të konsumohet i papërpunuar, i shtuar në sallata ose direkt me lugë, sipas këshillës së mjekut ose farmacistit. Suplementet ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.