Shiringe 5CC
Shiringa 5CC (5ml) është shiringë mjekësore njëpërdorimshe, e graduar për administrimin e saktë të medikamenteve ose solucioneve në rrugë parenterale. Përdoret në mjekim ambulator, vaksina, infuzione të vogla, injeksione intramuskulare, nënlëkurore apo për marrje të mostrave të lëngjeve biologjike. Trupi transparent me shkallëzim të qartë lejon matje precize të vëllimit, ndërsa pistoni siguron lëvizje të butë për injektim të kontrolluar. Përdoret vetëm një herë dhe më pas duhet asgjësuar në enë të posaçme për mbetje mjekësore.