Caj sherebele 60gr
Fletët e sherebelit përmbajnë esencë të pasur me tyjon, kanë taninë, substanca të hidhura dhe kanë cilësi të mira kuruese dhe rigjeneruese për sistemin nervor dhe atë tretës. Ndihmon kundër diarresë, si dhe tek femrat lehtëson gjatë ciklit të menstruacioneve. Sherebeli në vetvete është një konservues natyror shumë i mirë. Përdoret në rastet e bronkiteve, depresioneve si dhe në formë gargare në infeksione të gojës apo të bajameve. Përdoret si larës trupi e lëkure në semundjet e reumatizmës si dhe mjaft efikas në djersitjen e tepruar ose thjesht në aromatizimin e trupit.