APARAT Tensioni EasyRapid PIC
AP Tensioni EasyRapid PIC është aparat dixhital për matjen e tensionit të gjakut në krah, me teknologjinë RAPID-TECH që mat presionin gjatë fryrjes së manshetës për rezultat më të shpejtë dhe më komod. Ofron matje automatike të tensionit sistolik, diastolik dhe rrahjeve të zemrës, si dhe sinjalizon ritme të çrregullta të zemrës (aritmi). Ka ekran të madh, butona të thjeshtë dhe kujtesë për disa matje, i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në shtëpi nga e gjithë familja.